Mesfushori ofensiv, Emil Forsberg, do të largohet nga skuadra e Leipzigut për ta vazhduar karrierën në SHBA, ka bërë të ditur “Kicker” të martën.
Thuhet se Forsberg në afatin kalimtar të janarit do t’i bashkohet New York Red Bullsit, ekip që garon në ligën MLS.
Mësohet se marrëveshja tashmë është arritur mes të gjitha palëve dhe gjithçka do të zyrtarizohet muajin e ardhshëm.
Forsberg tek ekipi amerikan do të transferohet për 10 milionë euro dhe do të firmosë kontratë trevjeçare. Ai është pjesë e Leipzigut prej vitit 2015, kur iu bashkua nga skuadra e Malmos. 32-vjeçari këtë edicion ka shënuar 2 gola në 15 ndeshje të luajtura për ekipin gjerman.