Skuadra e Leipzigut i ka bërë ofertë zyrtare Napolit për mesfushorin Eljif Elmas, përcjell “Kicker” të mërkurën.
Bëhet e ditur se ekipi gjerman ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e Elmasit në këtë afat kalimtar.
Elmas po shihet si përforcim i duhur te Leipzigu, pasi ende nuk ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025.
Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, Elmas u inkuadrua nga stoli në fitoren ndaj Frosinones dhe thuhet se është i gatshëm të largohet nga Napoli.
Ai është pjesë e ekipit italian prej vitit 2019, ku ka regjistruar 174 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola në të gjitha garat.
23-vjeçari me fanellën e Napolit e ka fituar titullin dhe kupën e Italisë.