Leipzigu e ka gjetur zëvendësimin e Konrad Laimerit, nëse ky i fundit transferohet te Bayern Munichu. Kështu ka raportuar të shtunën “Leipziger Volkszeitung”.
Nicolas Seiwald mund të transferohet te Leipzigu, që do të ishte transferimi i 20-të i Salzburgut austriak, te skuadra e Leipzigut gjerman.
21-vjeçari Seiwald ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2026. Ende asgjë nuk ka zyrtare, por një transferim pritet të ndodhë shumë shpejt.