Konrad Laimer pritet të kthehet në skuadrën e Bayern Munichut pasi e ka lënë prapa lëndimin muskulor.
Laimer ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe mund të paraqitet të shtunën kundër Leipzigut në kuadër të Bundesligës.
Ai u lëndua në pulpën e këmbës së majtë, në ndeshjen kundër Union Berlinit në fund të muajit janar.
Austriaku 26-vjeçar ka zhvilluar 27 paraqitje në edicionin aktual.
Ka kontribuuar me një gol e dy asistime.
Laimer luan në pozitën e mesfushorit qendror.
Bayerni është i dyti në Bundesligë me 50 pikë, tetë më pak se Bayer Leverkuseni.
Artikuj të ngjashëm