Mesfushori Christoph Baumgartner është përforcimi më i ri i skuadrës së Leipzigut. Baumgartner të premten është prezantuar te Leipzigu, ekip me të cilin ka firmosur kontratë pesëvjeçare.
Ai te Leipzigu është transferuar nga skuadra e Hoffenheimit për rreth 30 milionë euro.
23-vjeçari prej vitit 2019 kur u promovua në ekipin e parë të Hoffenheimit, luan në Gjermani dhe ka refuzuar ofertat e klubeve të tjera për t’iu bashkuar Leipzigut.
Edicionin e fundit, ai pati paraqitje të mira me fanellën e Hoffenheimit, ku shënoi 7 gola dhe bëri po aq asistime në 33 paraqitje kampionale.
Baumgartner është reprezentuesi i Austrisë dhe deri më tani ka shënuar 8 gola në 27 ndeshje të luajtura.