Sulmuesi Brajan Gruda ka debutuar me fitore te skuadra e RB Leipzigut.
Gruda luajti deri në minutën e 82-të në fitoren 2:1 të Leipzigut ndaj Kolnit.
Ndeshja ndërmjet Kolnit dhe Leipzigut i takoi xhiros së 21-të të Bundesligës gjermane.
Dy golat e fitores për Leipzigun i shënoi Christoph Baumgartner në minutën e 28-të dhe të 56-të.
Ndërsa golin e vetëm për Kolnin e realizoi Jan Thielmann në minutën e 51-të.
21-vjeçari Gruda iu bashkua Leipzigut më 2 shkurt në formë huazimi nga Brightoni deri në përfundimin e këtij edicioni.
Futbollisti shqiptar në pjesën e parë të edicionit me Brightonin shënoi tri gola dhe bëri tri asistime.