Futboll

Goretzka konfirmon largimin nga Bayern Munichu

Mats Hummels & Leon Goretzka

Mesfushori Leon Goretzka në verë do të kërkojë aventurë të re pasi e ka konfirmuar largimin nga Bayern Munichu, pas tetë vjetësh te kjo skuadër. 

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i klubit gjerman, Christoph Freund të premten. 

Për Goretzkan interesim së fundmi ka shprehur Atletico Madridi, por klubi bavarez nuk e mendon shitjen e tij në këtë afat kalimtar. 

“Sky Sport” ka shkruar se me shitjen e Goretzkas, Bayern Munichu do t’i kursente deri në shtatë milionë euro nga paga e tij e mbetur, përfshirë edhe bonuset. 

Klubi spanjoll e synoi transferimin e gjermanit 30-vjeçar në janar, për maksimalisht pesë milionë euro, ofertë që nuk u pranua nga klubi i madh gjerman. 

Goretzka iu bashkua Bayern Munichut nga Schalke në vitin 2018. 

Ai ka luajtur në 292 ndeshje për Bayernin deri tani, duke shënuar 47 gola e duke dhuruar 48 asistime.