Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-lojtari i Bayernin dëshiron kalimin te Barcelona

Leon Goretzka

Mesfushori gjerman, Leon Goretzka, i ka ofruar Barcelonës mundësinë për t’iu bashkuar si lojtar i lirë, pas largimit nga Bayern Muncheni. Kështu raportojnë mediumet spanjolle.

Megjithatë, drejtuesit e Barçës nuk e kanë prioritet transferimin e 31-vjeçarit. 

Edhe pse Barcelona po përballet me mungesa në repartin e mesfushës për shkak të lëndimeve, drejtori sportiv, Deco, nuk është i bindur se Goretzka është profili i duhur për skuadrën.

Fokusi i Barcelonës mbetet përforcimi i repartit ofensiv. 

Pas largimit të Robert Lewandowskit, gjiganti katalunjas është në kërkim të një sulmuesi të ri, duke e lënë transferimin e një mesfushori në plan të dytë.