Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka pranuar ofertë shumë fitimprurëse nga klubi i MLS-së, Chicago Fire.
Gazeta spanjolle “Sport” ka shkruar të martën se Chicago Fire i ka ofruar yllit polak kontratë dyvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontaktet fillestare mes Chicagos dhe menaxhmentit të Lewandowskit janë bërë në fund të dhjetorit. Gruaja e sulmuesit të Barçës, Anna Lewandowska, e vizitoi Chicagon dhe ndër të tjera shqyrtoi opsionet e akomodimit.
Javë më parë edhe menaxheri i Lewandowskit, Pini Zahavi, u takua me presidentin e Chicago Fire, Joe Mansueton, për të diskutuar një transferim të mundshëm.
Ekziston mundësia që 37-vjeçari Lewandowski të largohet nga gjiganti katalunjas si lojtar i lirë pasi që i skadon kontrata më 30 qershor.
Por sipas raportimeve të shumta, drejtuesit e Barçës dhe veçanërisht trajneri Hansi Flick dëshirojnë që Lewa ta vazhdojë kontratën.
Sulmuesi i qendrës, pjesë e Barçës është nga viti 2022 kur ishte transferuar nga Bayern Muncheni për 45 milionë euro.