Futboll

Lewandowski në bisedime me Chicago Fire

Robert Lewandowski

Pini Zahavi, menaxher i sulmuesit polak i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit të MLS, Chicago Fire. Klubi amerikan dëshiron transferimin e ish-sulmuesit të Bayernit, ka raportuar “Bild” të mërkurën.

Në garë për 37-vjeçarin janë edhe klubet saudite dhe ato të Turqisë.

Fenerbahçe është prej klubeve të interesuara për sulmuesin e Polonisë.

Megjithatë, ai ende nuk ka marrë një vendim.

Lewa iu bashkua Barcelonë në vitin 2022, ndërsa kontrata i skadon në fund të edicionit aktual, 2025/2026.