Sulmuesi i Leipzigut, Christoph Baumgartner, u lënduar të hënën gjatë ngrohjes për ndeshjen miqësore kundër Tunizisë dhe do t’i mungojë Austrisë në Kupën e Botës 2026.
26-vjeçari lëndoi një muskul të këmbës së djathtë dhe nuk do të paraqitet në Botërorin që nis më 11 qershor, ka njoftuar Federata e Futbollit e Austrisë.
“Ky është një lajm shumë i hidhur për Christophin dhe për ne si ekip. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe një figurë kyçe brenda skuadrës sonë. Tani po i japim mbështetjen tonë të plotë në rikuperimin e tij”, ka thënë përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick.
Baumgartner iu bashkua Austrisë pas një edicioni të mirë me Leipzigun në Bundesligë.
Ai e mbylli edicionin 2025/26 me 17 gola e nëntë asistime.