Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yjet që humbin Kupën e Botës për shkak të lëndimeve

Wesley

Wesley i Brazilit është prej lojtarëve që do të mungojë në Kupën e Botës për shkak të lëndimeve. 

Brazili e fitoi miqësoren e fundit ndaj Egjiptit në prag të Botërorit që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Por çmimi ishte i lartë. Mbrojtësi i krahut të djathë, Wesley, u lëndua në minutën e 17-të. 

Përfaqësuesja e Brazilit njoftoi të dielën mbrëma se në vend të Wesleyt u ftua mesfushori Ederson. 

“Blick” ka paraqitur disa prej yjeve të futbollit që do të mungojnë në Botëror shkaku i lëndimeve. 

Përfaqësueses së Kanadasë do t’i mungojnë Moise Bombito. 

Gjermanisë do t’i mungojë talenti i Bayern Munchenit, Lennart Karl. 

Edhe Zyrtare, Wesley e humb Botërorin Futboll 1 muaj më parë Zyrtare, Wesley e humb Botërorin

Christoph Baumgartner do të mungojë tek Austria. Sulmuesi i Realit, Rodrygo, i mungon Brazilit, derisa Xavi Simons nuk është te Holanda. 

Po për shkak të lëndimeve Serge Gnabry i mungon Gjermanisë e Fermin Lopez i mungon Spanjës.