Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Wesley e humb Botërorin

Wesley

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Brazilit, Wesley, e ka humbur Botërorin dhe lajmi është zyrtarizuar të dielën.

Ai është liruar menjëherë nga kampi dhe është kthyer në Romë për ta sanuar lëndimin muskulor.

Në vend të tij është ftuar mesfushori i Atalantas, Ederson.

Mbrojtësi i Romës, më i miri në atë krah aktualisht në listën me 26 lojtarë të ftuar nga Carlo Ancelotti, u lëndua të shtunën në fitoren 2:1 në miqësoren ndaj Egjiptit në Cleveland.

Kështu ka njoftuar të dielën Federata e Futbollit e Brazilit.

Ancelotti duhet ta mbulojë atë krah me Danilon apo Ibanezin.

Brazili e nis Botërorin të shtunën me ndeshjen ndaj Marokut në Grupin C.

Edhe Yjet që humbin Kupën e Botës për shkak të lëndimeve Botërori 2026 1 muaj më parë Yjet që humbin Kupën e Botës për shkak të lëndimeve

“Rezonanca magnetike ka shfaqur lëndim të muskulit aduktor në anën e majtë. Federatës së Futbollit të Brazilit i vije keq për këtë lëndim. Wesley është lojtar që duhet shumë në skuadër dhe do të konsiderohet gjithmonë pjesë e ekipit që e synon trofeun e gjashtë të Kupës së Botës”, thuhet në njoftimin e federatës braziliane.

Edersoni do t’i bashkohet përfaqësueses braziliane në SHBA të hënën.

Pesë herë fituesi i Botërorit, Brazili, në Grupin C përballet edhe me Skocinë dhe Haitin.