Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ylli i Dortmundit, Schlotterbeck, humb Botërorin

Schlotterbeck

Përfaqësuesja e Gjermanisë do të jetë pa mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck, për pjesën e mbetur të Botërorit. 

Schlotterbeck u lëndua të shtunën në fitoren 2:1 të Gjermanisë ndaj Bregut të Fildishtë. 
Ai ishte starutues por u detyrua të zëvendësohej në pjesën e dytë. 

Klubi i Dortmundit e ka konfirmuar lëndimin e qendërmbrojtësit. Në njoftim shkruan se 26-vjeçari ka pësuar lëndim në kyçin e këmbës së majtë. 

“Nico Schlotterbeck ka pësuar një dëmtim të ligamentit të brendshëm në kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së Gjermanisë ndaj Bregut të Fildishtë. Si pasojë e këtij lëndimi ai do të jetë jashtë fushave për disa muaj dhe nuk do të mund të ndihmojë as Gjermaninë por as Dortmundin. I urojmë rikuperim të shpejtë dhe kthim sa më të fortë në fushë”, shkruan në njoftim. 

Ka reaguar edhe selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann. Ai tha se për Gjermaninë është mungesë e madhe lëndimi i Schlotterbeckut.   

“Schlotti do të mungojë shumë në fushë si një mbrojtës i jashtëzakonshëm, veçanërisht për lojën e tij të shkëlqyer në ndërtimin e aksioneve. Ky mund të kishte qenë Kampionati Botëror i tij. Dje të gjithë u përpoqëm t’ia ngrinim moralin dhe fatmirësisht ai është person shumë pozitiv dhe tashmë po shikon përpara”, u shpreh ish-trajneri i Bayern Munchenit. 

Schlotterbeck ishte startues edhe në fitoren 7:1 ndaj Kuraçaos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo