Sulmuesi Benjamin Sheshko nuk do të largohet nga Leipzigu në afatin kalimtar të janarit, me gjithë ofertat e shumta nga skuadrat e tjera të mëdha të Evropës.
“Bild” shkruan të mërkurën se 20-vjeçari do të qëndrojë te Leipzigu të paktën deri në verë, pasi klubi gjerman tashmë ka refuzuar ofertat nga Arsenali dhe Chelsea.
Slloveni Sheshko ka treguar paraqitje të mira këtë edicion për Leipzigun, ekip për të cilin ka shënuar shtatë gola në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Sulmuesi i gjatë 194 centimetra iu bashkua Leipzigut para fillimit të këtij edicioni nga Salzburgu për 25 milionë euro. Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2028 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 75 milionë eurosh.