Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Transferime - Luis Diaz: Jam i lumtur te Liverpooli

Luis Diaz

Sulmuesi i krahut Luis Diaz nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Liverpoolit këtë verë. Të martën në një intervistë për “Gol Caracol”, Diaz u shpreh se është i lumtur me skuadrën e Liverpoolit.

“Jam shumë i lumtur në Liverpool, është një ekip dhe klub i madh. Gjithmonë kam dashur të luaj atje, ndaj jam shumë i lumtur dhe i qetë.

Nuk po mendoj për asgjë tjetër, po mendoj për kombëtaren e Kolumbisë, ku jemi”, ka theksuar Diaz.

Barcelona dhe Paris-Saint Germani janë dy skuadrat që janë të interesuara që t’i sigurojnë shërbimet e kolumbianit.

27-vjeçari u transferua te Liverpooli në vitin 2022, nga Porto për 50 milionë euro.

Edhe E kryer, Diaz te Bayerni për 75 milionë euro Futboll E kryer, Diaz te Bayerni për 75 milionë euro

Sheshko nuk largohet nga Leipzigu

 

Sulmuesi Benjamin Sheshko do të qëndrojë te skuadra e RB Leipzigut edhe për disa sezone. Të martën eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka njoftuar se Sheshko do të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën gjermane.

21-vjeçari është kërkuar nga disa prej skuadrave kryesore të Premier Leagues, por ai ka vendosur të qëndrojë dhe ta vazhdojë karrierën të Leipzigu.

Edhe Diazi së shpejti te Bayerni Futboll Diazi së shpejti te Bayerni

Trajneri i Leipzigut Marco Rose e konsideron Sheshkon si lojtar vendimtar për projektin e tij sezonin e ardhshëm në Bundesligë.

Slloveni në edicionin 2023/2024 ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Leipzigut. Në 42 ndeshje të zhvilluara, Sheshko ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me dy asistime.