Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Sheshkon

Sulmuesi i ri, Benjamin Sheshko mund të jetë përforcimi i madh i Milanit për edicionin e ardhshëm. “Calciomercato” ka njoftuar të martën se Milani ka shprehur interesim për sllovenin 20-vjeçari, i cili është pjesë e skuadrës së Leipzigut.

Mësohet se Milani së shpejti do ta kontaktojë ekipin gjerman dhe do t’i bëjë ofertë për transferimin e Sheshkos. Reprezentuesi i Sllovenisë këtë verë iu bashkua Leipzigut nga Salzburgu për 25 milionë euro dhe me skuadrën gjermane ka kontratë deri në vitin 2028.

Në 12 paraqitje në të gjitha garat për Leipzigun, Sheshko ka shënuar 6 gola dhe te Milani po shihet si përforcim ideal për sulmin.

Në fakt, Milani është gati të ofrojë mbi 50 milionë euro për Sheshkon, të cilin po e sheh si zëvendësim për francezin Olivier Giroud.

Artikuj të ngjashëm