Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani insiston për Sheshkon

Benjamin Sheshko

Skuadra e Milanit nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Leipzigut, slloveni Benjamin Sheshko. “Gazzetta dello Sport” shkruan të premten se Sheshko është prioritet i Milanit për edicionin e ardhshëm.

20-vjeçari te Milani po shihet si zëvendësim ideal për francezin Olivier Giroud, të cilit i skadon kontrata në verë. Mësohet se Milani ka nisur kontaktet me Leipzigun, ekip që po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë Sheshkon në fund të edicionit.

Edhe pse nuk është titullar te Leipzigu, Sheshko ka shënuar shtatë gola në 23 paraqitje për ekipin gjerman në të gjitha garat. Ai iu bashkua Leipzigut vitin e shkuar nga Salzburgu për 25 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2028.

Artikuj të ngjashëm