Mesfushori defensiv, francezi Boubakary Soumare do të jetë përforcimi i parë i Leicester Cityt në afatin kalimtar të verës. Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Leicesteri ka fituar garën ndaj Tottenhamit për transferimin e Soumares, i cili do të zyrtarizohet brenda këtij muaji. P
ër të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, Leicesteri është pajtuar t’i paguaj skuadrës së Lillet rreth 30 milionë euro dëmshpërblim ndërsa Soumare do të firmos kontratë pesëvjeçare. Soumare këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në Ligue 1 në rolin e tij dhe është afër titullit të kampionit me ekipin e Lillet. Në 41 ndeshje në të gjitha garat, Soumare ka bërë dy asistime kurse me Lillen ka kontratë deri në vitin 2022.