Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tielemansi do të largohet nga Leicesteri

Mesfushori Youri Tielemans përfundimisht do të largohet nga Leicester City gjatë këtij afati kalimtar të verës. “The Sun” ka raportuar se te Leicesteri janë pajtuar ta shesin mesfushorin belg, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm.

Për ta lënë të lirë Tielemansin, Leicesteri po kërkon të paktën 25 milionë euro.

Interesim të madh për 25-vjeçarin ka shfaqur skuadra e Arsenalit, e cila pritet edhe ta transferojë në ditët e fundit të afatit kalimtar. Tielemans ka tri paraqitje këtë edicion në kampionat me fanellën e Leicesterit.

Artikuj të ngjashëm