Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tielemans shpjegon vendimin për të qëndruar në Leicester

Youri Tielemans ishte një nga lojtarët më të kërkuar gjatë verës së këtij viti. Por, ai ka thënë se ka qëndruar te Leicester City për shkak se nuk mendoi se ofertat ishin nga klubet e duhura. “nuk do të flas shumë për situatën time të kontratës për momentin. Unë nuk u largova nga Leicesteri gjatë verës, pasi gjithmonë kam thënë se projekti duhet të ishte i duhuri”, ka thënë Tielemans gjatë konferencës për media të mbajtur nga Belgjika.

Për 25-vjeçarin interesim shprehu Manchester United dhe Arsenali.

Ai me Leicesterin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.