Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tielemans lë derën hapur për Unitedin, Liverpoolin e Arsenalin

Youri Tielemans ka lënë mundësinë që të transferohet te Manchester Unitedi, Liverpooli apo Arsenali, pasi e ka refuzuar kontratën e re me Leicester Cityn.

24-vjeçari është pjesë e Leicesterit për dy vjet e gjysmë, pasi për 40 milionë funte u transferua nga Monaco.

Ka shënuar 23 gola dhe 22 asistime në 135 paraqitje për “dhelprat”.

Belgu konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në Premier League, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha në vitin e kaluar.

Kontrata e Tielemansit përfundon në më pak se 18 muaj.

Për shërbimet e tij, Leicester City kërkon rreth 35 milionë funte. Interesim për të kanë shprehur edhe Juventusi dhe Real Madridi.

Artikuj të ngjashëm