Arsenali ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e mesfushorit të Leicester Cityt, Youri Tielemans.
“The Sun” ka njoftuar të hënën se për transferimin e Tielemansit, skuadra e Arsenalit ka ofruar 30 milionë euro. Tielemans është i vendosur të largohet nga Leicesteri këtë verë dhe drejtuesit e klubit tashmë po shqyrtojnë të gjitha ofertat për belgun.
Tielemans pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta, që e sheh si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. 25-vjeçari edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime për Leicesterin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm