Youri Tielemans mund të konsiderohet futbollist i skuadrës së Arsenalit, ka raportuar “Daily Mail” të premten.
Bëhet e ditur se mesfushori belg tashmë ka arritur marrëveshje me Arsenalin për t’iu bashkuar në fund të sezonit aktual.
Tielemans tek Arsenali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Leicester Cityn.
25-vjeçari është pajtuar me kushtet e ofruara nga Arsenali, ndërsa marrëveshja mes palëve do të zyrtarizohet muajin tjetër.
Ai me Arsenalin do të firmosë kontratë katërvjeçare dhe opsionin e rinovimin për vitin e pestë.
Tielemans këtë sezon ka 4 gola e një asistim për Leicesterin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Monaco.