Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali insiston për Tielemansin

Skuadra e Arsenalit nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit Youri Tielemans. Lajmi është bërë i ditur të martën nga “Sky Sports”.

Tielemans ka kërkuar largimin nga Leicester City në verë dhe Arsenali po synon ta shfrytëzojë këtë situatë duke ofruar rreth 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Mesfushori belg ka refuzuar rinovimin e kontratës me Leicesterin që i skadon në verën e vitit të ardhshëm. Ai këtë sezon ka shtatë gola e katër asistime për Leicesterin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Monaco.

Artikuj të ngjashëm