Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston për Tielemansin

Te Barcelona nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga transferimi i mesfushorit Youri Tielemans në fund të këtij sezoni, raporton “Mundo Deportivo” të martën.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Barcelonës janë në kontakte të vazhdueshme me belgun, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me Leicester Cityn.

Ai në verë do të jetë lojtar i lirë dhe Barcelona është e vendosur për ta transferuar në “Camp Nou”, me gjithë interesimin e madh nga Arsenali dhe klubet e tjera të Anglisë. 25-vjeçari është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Monaco dhe është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Premier League.

Këtë sezon ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat deri më tani.

Artikuj të ngjashëm