Barcelona është skuadra e fundit që është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Youri Tielemans, ka njoftuar të mërkurën “Mundo Deportivo”. Tielemans te Barcelona po shihet si përforcim i duhur dhe ekipi nga La Liga po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Për transferimin e Tielemansit, Barça do të ofrojë rreth 10 milionë euro duke pasur parasysh se belgut i skadon kontrata me Leicesterin në fund të sezonit. Tielemans ka vendosur të largohet nga Leicesteri kur i skadon kontrata, por ekipi anglez është i gatshëm ta shesë gjatë janarit.
Krahas Barcelonës, interesim për Tielemansin kanë shfaqur edhe Arsenali, Chelsea, Newcastle, Manchester Unitedi, Juventusi e Atletico Madridi. 25-vjeçari në 11 paraqitje këtë edicion, ka një gol e një asistim. Ai është pjesë e Leicesterit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Monaco.