Juventusi është bërë ekipi i fundit që është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Youri Tielemans. “Tuttosport” shkruan të martën se Juventusi tashmë ka kontaktuar belgun, të cilit edhe i ka bërë ofertë zyrtare.
Mësohet se 26-vjeçarit i është ofruar kontratë katërvjeçare për t’u transferuar në Torino, duke pasur parasysh se në verë do të mbetet lojtar i lirë. Tielemans ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Leicester City, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Monaco.
Këtë edicion, 25-vjeçari ka 3 gola e 1 asistim në 23 paraqitje në kampionatin e Anglisë. Krahas Juventusit, Tielemans po kërkohet edhe nga Arsenali, Manchester Unitedi e Borussia Dortmundi.
Artikuj të ngjashëm