Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tielemans si futbollist i lirë kalon tek Aston Villa

Youri Tielemans e ka kompletuar transferimin tek Aston Villa si futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me Leicester Cityn skadoi në fund të edicionit të kaluar.

Para se t’i skadonte kontrata, muajin e kaluar u konfirmua se mesfushori qendror do t’i bashkohet më 1 korrik, skuadrës që drejtohet nga Unai Emery.

Belgu i kaloi pesë edicione në “King Power Stadium”, pasi fillimisht i ishte bashkuar ekipit si i huazuar nga Moanco në vitin 2019.

Tielemans pati 31 paraqitje në Premier League në edicionin e kaluar, por nuk arriti që me Leicesterin ta sigurojë mbetjen në elitë.

26-vjeçari shënoi katër gola dhe pati dy asistime në 37 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.