Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për mesfushorin e Belgjikës, Youri Tielemans, ka njoftuar të martën “Sky Sports”.
Bëhet e ditur se Reali po synon transferimin e 26-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit. Tielemas po pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit spanjoll pas paraqitjeve të mira këtë edicion me fanellën e Aston Villas. Tielemas para fillimit këtij edicioni iu bashkua Aston Villas si lojtar i lirë dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2027.
Në 24 paraqitje deri më tani, Tielemans ka 1 gol e katër asistime në të gjitha garat.
Para Aston Villas, Tielemans ka luajtur edhe për Leicesterin, Monacon e Anderlechtin ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro.