Manchester Unitedi po insiston në transferimit e mesfushorit Youri Tielemans gjatë afatit kalimtar të janarit. “The Sun” shkruan se trajneri Erik Ten Hag po kërkon ta forcojë ekipin e tij me mesfushorin belg, i cili ka kërkuar largimin nga Leicester City.
Tielemans në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Leicesterin.
Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe Unitedi është i gatshëm të ofrojë 10 milionë euro për ta bindur Leicesterin në lirimin e tij para mbylljes së afatit kalimtar në fund të muajit.
25-vjeçari është pjesë e Leicesterit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Monaco, ndërsa këtë sezon ka katër gola e një asistim në të gjitha garat për ekipin anglez.
Artikuj të ngjashëm