Youri Tielemans mund t’i bashkohet Manchester Unitedit në janar të vitit të ardhshëm, raporton të shtunën “Fichajes”.
Tielemans është kërkesë e trajnerit të Unitedit, Erik ten Hag. Trajneri holandez pëlqen mesfushorin bleg të Leicester Cityt. Interesim për 25-vjeçarin ka shprehur gjatë verës së këtij viti edhe Arsenali.
Por, Leicesteri refuzoi çdo ofertë për reprezentuesin e Belgjikës. Tielemans ka kontratë me ish-kampionin e Anglisë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm