Mesfushori belg Youri Tielemans po duket gjithnjë e më afër Manchester Unitedit. “Daily Mail” ka shkruar të shtunën se Tielemans ka arritur marrëveshje personale me Unitedin dhe po e pret dritën e gjelbër nga Leicester City.
Thuhet se Unitedi do t’i dërgojë së shpejti ofertë zyrtare Leicesterit, ekip që për ta lënë të lirë Tielemansin po kërkon të paktën 40 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me Leicesterin që i skadon vitin e ardhshëm pasi ka kërkuar largimin këtë verë.
Tielemas te Unitedi po shihet si zëvendësim për Paul Pogban, të cilit i skadon kontrata në verë.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në 38 ndeshje për Leicesterin këtë edicion në të gjitha garat.