Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle me ofertë për Tielemansin

Newcastle Unitedi po insiston në transferimin e mesfushorit Youri Tielemans gjatë afatit kalimtar të janarit, ka shkruar “The Sun” të enjten. Bëhet e ditur se Newcastle ka bërë gati një ofertë për ta bindur Leicester Cityn në lirimin e belgut.

Për Tielemansin, Newcastle do të ofrojë 20 milionë euro. Tielemans pritet të largohet nga Leicesteri në fillim të vitit të ardhshëm, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.

24-vjeçari këtë edicion ka një asistim në gjashtë ndeshje të luajtura në Premier League. Tielemans ishte pranë largimit nga ekipi gjatë verës, por Leicesteri refuzoi ofertat e Arsenalit dhe të Manchester Unitedit.