Është rritur numri i skuadrave që kanë shprehur interesim për mesfushorin Youri Tielemans, njofton “The Sun”. Pas Arsenalit, Tottenhamit e Manchester Unitedit, në garë për shërbimet e belgut 24-vjeçar janë futur edhe Liverpooli, Manchester City e Chelsea.
Tielemans pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Leicesteri, ekip që po kërkon të paktën 40 milionë euro për lirimin e tij. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm, pasi po kërkon të luajë në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi i Belgjikës është pjesë e Leicesterit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Monaco, ndërsa këtë sezon ka shtatë gola e tri asistime në 43 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm