Youri Tielemans ka pranuar për herë të parë se mund të largohet nga Leicesteri këtë verë.
Mesfushori belg nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i japë fund qëndrimit te klubi anglez këtë verë.
“Kjo nuk përjashtohet. Ndihem shumë mirë te Leicesteri, jam pritur me krahë hapur që në ditën e parë. Unë jap gjithçka për klubin deri në ditën e fundit. Por sigurisht që ju duhet të dëgjoni mundësi të tjera, duhet të shikoni karrierën tuaj dhe ndonjëherë duhet të bëni zgjedhje. Ndoshta një do të vijë në rrugën time”, deklaroi Tielemans.
Për shërbimet e mesfushorit interesim të vazhdueshëm ka shprehur Arsenali.
25-vjeçari ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023.