Leicester City po synon ta bindë mesfushorin Youri Tielemans ta vazhdojë kontratën, raporton “Daily Mail”.
Drejtuesit e klubit do të nisin sërish bisedimet me mesfushorin që nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Kontrata e 24-vjeçarit skadon në verën e vitit 2023, por klubi anglez po insiston ta mbajë në ekip.
Tielemans ka shkëlqyer këtë edicion me Leicesterin, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.
Belgu ka bërë 22 paraqitje në Premier League duke realizuar gjashtë gola.
Artikuj të ngjashëm