Leicester City mund të bëjë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer.
Bremeri te skuadra e Premier Leagues angleze po shihet si zëvendësues për Caglar Soyuncu, shkruan “Calciomercato” të mërkurën.
Për turkun, mediat angleze kanë shkruar se mund t’i bashkohet Atletico Madridit.
Nëse kjo realizohet, Bremeri mund t’i bashkohet skuadrës angleze në verë për 41 milioinë euro.
Braziliani 25-vjeçar ka zhvilluar 24 ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion, ndërsa i ka dy gola të realizuar.
Artikuj të ngjashëm