Qendërmbrojtësi italian Daniele Rugani pritet të jetë përforcimi i parë te Leicester City gjatë afatit kalimtar të këtij muaji.
Mediumet e huaja kanë raportuar të enjten se Leicesteri në parim ka arritur marrëveshje me Juventusin, ekip me të cilin Rugani ka kontratë deri në vitin 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër kartonin e tij, Leicesteri është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro.
Rugani këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te Juventusi, duke regjistruar vetëm tri paraqitje në të gjitha garat.
Rugani është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kurse ka edhe shtatë ndeshje me Italinë.
Leicesteri për shërbimet e tij ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Arsenali.