Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani shkruan të martën “Mundo Deportivo”. Mësohet se Barcelona po synon transferimin e 29-vjeçarit në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.
Rugani ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij edhe pse është në negociata me Juventusin për rinovimin e kontratës. Kohët e fundit Rugani është stabilizuar në rolin e titullarit te Juventusi dhe këtë edicion ka shënuar një gol në tetë paraqitje në Serie A.
Rugani është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Empoli, ndërsa në dy raste është huazuar te Rennesi në Francë dhe Cagliari në Itali. Ai ka edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.
Artikuj të ngjashëm