Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi planifikon ta huazojë Ruganin në verë

Juventusi planifikon ta huazojë sërish këtë verë mbrojtësin Daniele Rugani, raporton “Calcio Mercato”.

Rugani 26-vjeçar është i huazuar te Cagliari, ndërsa klubi italian ka edhe opsionin për ta vazhduar marrëveshjen e huazimit për një vit tjetër. Mirëpo, Cagliari mund të mos jetë në gjendje të përmbush kërkesat për pagë që ka Rugani.

Bologna është klub tjetër që po interesohet për Ruganin. Juventusi ëshë i gatshëm ta lëshojë mbrojtësin italian.