Claudio Lotito thotë se ka refuzuar një ofertë prej 160 milionë euro për Sergej Milinkoviq-Saviqin.
SMS ka marrë vëmendjen e top skuadrave evropiane dhe është i lidhur me një largim nga Lazio, por në verë kishte nënshkruar kontratë të re, transmeton Koha.net.
Lotito gjithashtu ka thënë se është i përkushtuar të ndërtojë një ekip që do të fitojë trofe.
“Duam të ndërtojmë një ekip fitues dhe ta forcojmë, e jo ta dobësojmë atë. Nëse do ta kisha një mendim tjetër, atëherë do ta shisja Milinkoviqin për 160 milionë euro, diçka të cilën nuk e kam bërë. Nuk mendoj se një tjetër president do ta bënte atë se çfarë kam bërë unë”, është shprehur Lotito.