Lazio ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Parma, dhe pjesë e fitores ishte e mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.
0-2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net. Golat e fitores i shënuan Immobile dhe Correa, në minutën e 81 përkatësisht 90+3.
E në këtë takim u paraqit edhe Valon Berisha, që u inkuadrua në minutën e 57 në vend të brazilianit Lucas Leiva. Kujtojmë se Berisha kishte pësuar një lëndim dhe është duke rikthyer formën e tij.
Artikuj të ngjashëm