Mesfushori Valon Berisha është ndarë i lumtur me debutimin në Serie A.
I lumtur është shprehur edhe për pikët e plota të fituara nga skuadra e tij Lazio.
Lazio të dielën mposhti Fiorentinën me rezultatin 1:0, kurse Valon Berisha u inkuadrua në minutën e 85-të për të regjistruar debutimin edhe në Serie A.
Me Lazion luajti edhe në ndeshjen e së enjtes së shkuar në kuadër të Ligës së Evropës kundër Eintracht Franfurtit.
“Jam i lumtur me debutimin tim te Lazio në Serie A. E rëndësishme ishte edhe fitorja e shënuar. Kemi skuadër të mirë”, ka thënë Berisha, njoftoi "lalaziosiamonoi.it".
Reprezentuesi i Kosovës te Lazio u transferua gjatë verës së këtij viti nga skuadra austriake, Red Bull Salzburg. Por, Berisha gjatë përgatitjeve lëndoi muskujt dhe iu desh të pushojë gati dy muaj.