Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valon Berisha debuton me fitore te LASK-u

Pas ditë pasi iu bashkua ekipit nga Austria, mesfushori Valon Berisha ka debutuar me fanellën e LASK-ut. Berisha ishte titullar te LASK Linzi, të mërkurën në ndeshjen miqësore kundër Hasna Rostockut, të zhvilluar në Turqi.

LASK-u fitoi me rezultatin 2:1, ndërsa Berisha luajti deri në minutën e 34-t të këtij takimi.

Berisha ditë më parë u transferua te skuadra austriake si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë deri në verën e vitit 2026.