Ciro Immobile e ka vlerësuar si shumë të vlefshme fitoren e sotme kundër Parmës në udhëtim, ndërsa ka vlerësuar lart paraqitjen dhe ndikimin që Valon Berisha ka pasur në ndeshjen e sotme.
Valon Berisha, që sapo është kthyer nga një lëndim, u inkuadrua në minutën e 57 për ta ndihmuar skuadrën në fitoren prej 0-2, transmeton Koha.net. Ishte pikërisht Berisha që nxori penaltinë që në gol e shndërroi Immobile në minutën e 81.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është një fitore shumë e vlefshme të cilën e kërkoi trajneri. Zëvendësimet e bënë diferencën dhe e ngritën tempon e lojës. E rëndësishme që ekipi fitoi, dhe jo kush shënoi golat. Valon Berisha që kishte pësuar një lëndim të rëndë, sot u kthye dhe bëri diferencën duke fituar penaltinë. Ai gjithmonë mund të mbështetet te ne”, ka thënë Immobile në Sky Sport Italia.