Ciro Immobile ka shënuar dy gola për fitoren e Lazios në udhëtim ndaj Salernitanas. Immobile shënoi pas një ore lojë për 1:0, ndërsa në minutën e 69-të vendosi rezultatin përfundimtar, 2:0. Golin e dytë e shënoi nga penalltia. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 23-të të Serie A.
Elseid Hysaj e kompletoi ndeshjen te Lazio. Lazio është e katërta me 42 pikë. Salernitana i ka 21 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.
Ndërkohë Fiorentina e Empoli luajtën 1:1. Ardian Ismajli kompletoi ndeshjen tek Empoli dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Samir Ujkani, si zakonisht, qëndroi në stol.
Artikuj të ngjashëm