Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lazio kthehet te fitorja

Lazio

Pas dy barazimeve dhe një humbje në Serie A, Lazio të dielën ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Veronas me rezultatin 3:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Verona – Lazio i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit italian.

Samuel Gigot në minutën e dytë të ndeshjes e shënoi golin e epërsisë, ndërsa në minutën e 21-të, Lazio shënoi edhe golin e dytë. Boulaye Dia shënoi për 2:0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Lazio shënoi edhe një gol në pjesën e dytë për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 3:0. Mattia Zaccagni shënoi golin e tretë në minutën e 58-të.

Elseid Hysaj kompletoi takimin te Lazio, ndërsa u vlerësua me notë të lartë. Arijon Ibrahimoviq nuk fitoi rastin të debutoj për Lazion. Ai u huazua ditë më parë nga Bayerni.