Lazio ka fituar ndeshje të rëndësishme të shtunën në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A të Italisë.
Lazio mposhti në udhëtim Cagliarin 3:1, dhe mbetet në garë për të zënë një vend që siguron garat evropiane në edicionin tjetër.
Alessandro Deiola shënoi autogol në minutën e 26-të, kurse Ciro Immobile në minutën e 50-të, e dyfishoi epërsinë e Lazios.
Gianluca Gaetano e ngushtoi epërsinë për Cagliarin në minutën e 51-të.
Golin e qetësisë e shënoi Felipe Anderson në minutën e 65-të.
Elseid Hysaj e kompletoi ndeshjen te Lazio në krahun e majtë.
Lazio tani ka 37 pikë në 23 ndeshje të luajtura, kurse Cagliari që po lufton për mbijetesë, mbetet i parafundit me 18 pikë.
Artikuj të ngjashëm