Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lazio fiton me vështirësi ndeshjen në Romë

Lazio Serie A

Lazio e ka fituar me vështirësi ndeshjen e javës së katërt të Serie A italiane. Lazio të hënën mbrëma në Romë mposhti Veronan me rezultatin 2:1.

Boulaye Dia shënoi golin e parë për Lazion në minutën e pestë, kurse dy minuta më vonë rezultatin në 1:1 e barazoi Verona nëpërmjet Casper Tengstedtit. Në minutën e 20-të, Lazio sërish shënoi gol. Goli i shënuar nga Valentin Castellanos doli të ishte vendimtar për fitoren e Lazios 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lazio zë vendin e gjashtë me shtatë pikë, kurse Verona një pozitë më poshtë me një pikë më pak.